Kur kanë mbetur edhe dy javë para se Britania e Madhe të votojë për dalje apo qëndrim në Bashkimin Evropian, një studim i ri ka gjetur se euroskepticizmi është në rritje.
42 për qind e të anketuarve në 10 vend të Evropës thonë se do të dëshironin qe shtetet e tyre të kanë më shumë kompetenca. Por, 51 për qind e të anketuarve thanë se ata vazhdojnë të besojnë tek BE-ja, shkruan BBC.
Një anketë tjetër e bërë së fundi ka gjetur se shumica e evropianëve dëshirojnë që Britania të mos largohet nga Unioni.
Por, në Britani, 43 për qind e njerëzve janë në favor të daljes nga BE-ja./Insajderi.com