Kështu thanë të hënën zyrtarë të Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU). Transmetimin e drejtpërdrejtë të festivalit do ta bëjë televizioni Logo TV, i cili është në dispozicion të 50 milionë shikuesve.
Drejtori ekzekutiv i “Eurosong”-ut John Ola Sand, tha që ky është një hap i madh i festivalit dhe u shpreh i lumtur me këtë marrëveshje.
Eurovizioni përpos 42 vendeve pjesëmarrëse, do të transmetohet edhe në Kinë, Zelandë të re, Kosovë dhe Kazakistan. /Insajderi.com