Një zjarr ka përfshirë sot parkun natyror të Donanas në jug të Spanjës duke çuar në evakuimin e më shumë se 1500 personave, njoftuan autoritetet.
“Zjarri, që u njoftua dje në mbrëmje në komunën e Moguerit (jugperëndim) arriti limitet në parkun natyror të Donanas, klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO”, deklaroi sot për televizionin publik, zëvendësi për Mjedisin i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Jose Fiscal.
“Si pasojë e zjarrit u evakuuan më shumë se 1500 persona, veçanërisht nga një kamping i këtij rajoni turistik”, shtoi ai.
“Rreth 10 helikopterë dhe katër hidroavionë u mobilizuan për të luftuar kundër zjarrit”, sipas shërbimeve të urgjencës. /Insajderi.com