Një aeroplan në Aeroportin e Gjenevës është detyruar të evakuohet për shkak të një alarmi për bombë vetëm disa minuta para fluturimit.
Deri tek evakuimi ka ardhur pas lajmërimit të një shtetasi rus, i cili ka alarmuar për mjet shpërthyes në aeroplan, njofton Daily Mamil.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekspertë për shpërthime, të cilët janë ende në pistën e aeroportit të Gjenevës, ku gjendet aeroplani i evokuar.
Policia zvicerane tashmë ka njoftuar se një burrë rus është arrestuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar. /Insadjeri.com