Policia ka evakuuar udhëtarët nga pjesa kryesore e terminalit në Aeroportin e Denver në Colorado me qëllim hetimin e ndonjë sulmi terrorist.
Kështu bënë të ditur nëpërmjet profilit në Twitter, Aeroporti i Denver, por nuk kanë dhënë ndonjë informacion për mundësinë shpërthimit të ndonjë bombe.
Pjesa e evakuimit përfshin anën perëndimore të terminalit, niveli 5 dhe 6, raporton Reuters.
Deri më tani janë anuluar fluturimet e kompanive të rëndësishme, American Airlines, Aero Mexico, Air Canada dhe Lufthansa British Airways.