Është evakuuar aerporti i qytetit të Marseille në Francë, pasi raportohet se është gjetur një pako e dyshimtë. Sipas njoftimeve në mediat sociale thuhet se njësitet policore janë duke patrulluar perimetrin, shkruan RT.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, ushtria ka lejuar tani pasagjerë të ri-hyjnë në aeroport.
Në Marseille të enjten pritet të zhvillohet gjysmë-finalja mes Francës dhe Gjermanisë në kuadër të EURO2016.
Franca është në gatishmëri të lartë pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit 2015, kur terroristët e Shtetit Islamik vranë 130 njerëz.