Një qendër votimi në qytetin Besancon në lindje të Francës është evakuuar pasi që një automjet i vjedhur është lënë i ndezur dhe braktisur teksa votimi po ndodhte, njofton Ministria e Brendshme e Francës.
Makina e dyshimtë është e vjedhur dhe me targa të rreme, një zyrtar i kësaj ministrie ka thënë për Reuters.
Ai ka shtuar se qendra është evakuuar dhe ekipet për çaktivizimin e bombave janë thirrur në vend të ngjarjes.
Franca sot voton në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale midis masa të shtuara të sigurisë. Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se ekziston rreziku që të ketë sulm militant gjatë zgjedhjeve./Express/