Eventi që po bën bujë: Fansat mund të paguajnë për të darkuar me nënën e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Eventi që po bën bujë: Fansat mund të paguajnë për të darkuar me nënën e yllit të Barcelonës, Lamine Yamal

    Insajderi
    05 October 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sheila Eban, nëna e talentit të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike pasi ka vendosur të organizojë një event gala ku fansat mund të paguajnë për të darkuar me të. Vetëm 18 vjeç, Yamal është bërë një nga emrat më të përfolur të futbollit botëror falë paraqitjeve mbresëlënëse, dhe duket se familja e tij po shfrytëzon këtë popullaritet.

    Sipas DailyMail, platforma Eventbrite ka publikuar njoftimin për një mbrëmje festive të organizuar nga “JEN C Events”, ku Sheila Eban do të jetë e ftuara speciale.

    “Përgatituni për t’u takuar me Sheila Eban, nënën e Lamine Yamal, njërit prej futbollistëve më të mirë në botë, në festën ekskluzive të Krishtlindjeve,” thuhet në përshkrimin e ngjarjes.

    Eventi do të zhvillohet më 7 nëntor në Londër dhe është i hapur vetëm për personat mbi 18 vjeç. Çmimi i biletës standarde është rreth 150 euro dhe përfshin një pije mirëseardhjeje dhe një darkë me tre pjata. Një version i dytë i biletës, që shton edhe një shishe vere, kushton 170 euro. Paketa VIP, e cila ofron pije të pakufizuara dhe mundësinë për t’u fotografuar me Sheila Eban, arrin deri në 360 euro, por kjo kategori biletash tashmë është shitur plotësisht.

    Ky event shihet si një mënyrë e re e familjes Yamal për të qenë më pranë fansave, por edhe si shembull i rritjes së tregut të eventeve ekskluzive që lidhen me yjet e sportit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark