Evertoni ia ”rrëmben” fitoren nga duart Liverpulit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Evertoni ia ”rrëmben” fitoren nga duart Liverpulit

    Insajderi
    12 February 2025 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpuli është ndalur nga rivali lokal, Evertoni, në ndeshjen e mbetur nga java e 15-të, e Premierligës.

    Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Goodison Park”, ishte i barabartë 2-2.

    Vendasit kaluan të parët në epërsi, me golin e Betos, në minutën e 11-të.

    Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi Mac Allister barazoi shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

    Liverpuli arriti ta përmbys rezultatin me golin e Mohamed Salah në minutën e 73-të.

    Kur të gjithë po prisnin përfundimin e ndeshjes, në skenë doli James Tarkowski, i cili barazoi rezultatin në 2-2, në 90+8.

    Përkundër barazimit, Liverpuli mbetet lider i Premierligës me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali që renditet e dyta.

    Në anën tjetër, Everton renditet në vendin e 15-të, me 27 pikë të grumbulluara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark