Ky vendim është marrë me propozim të Këshillit të Evropës për Siguri në Trafik (ETSC), i cili pretendon se në këtë mënyrë numri i aksidenteve të trafikut në Kontinentin e Vjetër do të zvogëlohet për 30 për qind.
“Intelligent Speed Assitance (ISA)” do t’i shfrytëzojë të dhënat nga GPS dhe sistemin ekzistues për “lexim” të shenjave të komunikacionit në mënyrë që në harmoni me kufizim të shpejtësisë në pjesën e caktuar të rrugës e kufizon fuqinë e motorit dhe shpejtësinë e veturës.
Si në rastin e limituesit ekzistues të shpejtësisë, edhe ISA mund të dekativizohet me presion të ashpër në pedalen e gazit. Megjithatë në raport me sistemet aktuale, nëse vozitësi vazhdon të vozitë me shpejtësi më të madhe prej asaj të lejueshme disa sekonda të ardhshme, ISA do të lajmërojë me alarm me zë, si dhe me paralajmërim vizual në tabelën e instrumenteve, i cili do të mbetet i aktivizuar derisa vozitësi ta zvogëlojë shpejtësinë nën kufirin e caktuar.
Siç pretendon ETSC, ky sistem në fillim të zbatimit do të ketë opsionin që mund të shkyçet sipas dëshirës së vozitësit, në mënyrë që publiku të përgatitet për përdorimin e pajisjes së re, e cila më vonë do të jetë i obligueshme./Insajderi.com.