Evropa goditet nga të ftohtit ekstrem, stuhitë dhe përmbytjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Evropa goditet nga të ftohtit ekstrem, stuhitë dhe përmbytjet

    Insajderi
    04 January 2024 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa nga temperaturat më të ulëta deri më tani të këtij dimri janë regjistruar në vendet nordike, baltik dhe Rusi të mërkurën.

    Evropa përballoi kontraste të forta të motit të mërkurën, me të ftohtin ekstrem dhe stuhitë e borës që penguan transportin dhe mbyllën shkollat në Skandinavi, shkruan Euronews.

    Ndërkohë, erërat e forta dhe shirat e dendur në Evropën Perëndimore shkaktuan përmbytje dhe një vdekje.

    Temperaturat ranë nën minus 40 gradë Celsius në rajonin nordik për të dytën ditë radhazi të mërkurën.

    Në Laplandën suedeze, merkuri ra në minus 43.6 gradë Celsius, kjo është temperatura më e ulët e janarit që është regjistruar në Suedi në 25 vjet, njoftoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

    Banorët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë gjithashtu ndjenë të ftohtin e madh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark