Marrëdhënia midis Francës dhe Gjermanisë është aq e rëndësishme për të dyja, saqë secila palë ka versionin e saj për ta përshkruar. Për romantikët në Francë, në vendin e Charles Baudelaire dhe Victor Hugo, aleanca shpesh cilësohet si një çift, të cilët grinden herë pas here me njeri-tjetrin dhe kacafyten me të tjerët.
Në Gjermani, shtëpia e Audi dhe Volkswagen, dyshja formon një motor, një seri shpërthimesh të kontrolluara që përdoren për të çuar Europën përpara.
Cilido qoftë imazhi që preferoni, gjendja aktuale e marrëdhënies është e tmerrshme. Përplasjet e mëparshme të mosmarrëveshjeve franko-gjermane e tensionuan BE-në, por çuan në rezoluta që nxitën integrimin europian.
Konflikti i sotëm mes dy vendeve nuk është asgjë spektakolare, por është shqetësuese: askush nuk mund të dijë se si do të përfundojë dhe nëse do të jetë një kompromis produktiv për të dyja palët.
Kjo javë duhet të kishte shënuar rinovimin e marrëdhënieve franko-gjermane. Një mbledhje e përbashkët e kabinetit që do të mblidhte së bashku ministrat e të dy vendeve do të zhvillohej më 26 tetor.
Por mbledhja u shty dhe në vend të kësaj u organizua një drekë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, presidentit të Francës.
Në të vërtetë Gjermania dhe Franca janë në anët e kundërta të një listë jashtëzakonisht të gjatë temash.
Secila prej palëve e dinte shumë mirë që asnjë prej ministrave të tyre nuk kishin shumë për të biseduar.
Garancitë e përsëritura të dy palëve se situata është mirë, në fakt vetëm sa të shtojnë edhe më shumë dyshimet se në fakt gjërat nuk aq ashtu siç duken. Pjesa më e madhe e konflikti sigurisht lidhet me Ukrainën. Për sa i përket vetë luftës, Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord se Ukraina ka nevojë për mbështetje, por jo me koston e tjetërsimit total të Rusisë– një qasje që i ka bërë që të dy të kundërshtojnë “skifterët” në Europën Qendrore dhe Lindore.
Është pikërisht kjo mënyra se si këto vende po trajtojnë luftën që ka thelluar edhe më shumë përçarjet që kanë ekzistuar prej kohësh.
Franca kishte shpresuar për më shumë huamarrje të përbashkëta të BE-së për të financuar koston e rritjes së energjisë, ose për të kufizuar çmimet e gazit; Gjermania nxiti një paketë të subvencionimit të brendshëm prej 200 miliardë eurosh.
Gjermania dëshiron t’i rikthehet rregullave të buxhetit të BE-së para Covid-it; Franca dëshiron të vazhdojë me paketën e saj të shpenzimeve. Franca dëshiron prokurimin e përbashkët të pajisjeve ushtarake nga BE; Gjermania mendon se kjo është një pengesë për firmat franceze dhe preferon mjetet amerikane.
Por sigurisht lista është më e gjatë.
Tensionet në marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë kanë një rëndësi të madhe përtej Parisit dhe Berlinit. Ndonëse mund të jetë e pabesueshme në 25 nga 27 vendet e BE-së, “çifti” qëndron në krye të përpjekjeve.
Të gjitha etapat e integrimit europian, nga euro te lëvizja e lirë, zgjerimi apo tregu i vetëm, ishin rezultat i kompromiseve franko-gjermane.
Marrëveshja ndërmjet të dyjave është një kusht i nevojshëm për politikën europiane dhe një kusht gjithmonë i domosdoshëm.
Pjesërisht kjo është për shkak të madhësisë së tyre.
Të dyja së bashku përbëjnë një të tretën e popullsisë së BE-së dhe dy të pestat e PBB-së së saj. Por dallimet thelbësore midis të dyve përforcuan ndikimin e çdo marrëveshjeje që këto vende arritën, raporton abcnews.al.
Një politikë që ishte e përshtatshme për francezët e udhëhequr nga zemra të supozohej se do të ndikonte në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Ajo që Gjermania kokëfortë e konsideronte të pranueshme do të zbatohej gjithashtu kudo nga Holanda në Austri dhe në Europën Lindore, të paktën para luftës.
Por ndarja e punëve për një çift të vjetër është shfaqur gjatë viteve. Franca ka shumë ide të reja dhe Gjermania i bashkohet shumë prej tyre.
Macron kërkoi një buxhet të madh të eurozonës, për shembull, dhe kancelarja e atëhershme, Angela Merkel, në fund ra dakord për një fond të madh të rimëkëmbjes së pandemisë.
Mosmarrëveshja ka qenë një nga karakteristikat kryesore të marrëdhënies, jo një defekt.
Këto ditë Franca ende vazhdon të shpalosë planet e saj të reja. Por, në sytë e saj, Gjermania nuk është aq shumë e papërgjegjshme. Në të kaluarën gjetja e kompromisit mund të ishte dramatike.
Një dekadë më parë, Merkel u përlot nga zhgënjimi kur iu ofrua një plan francez për të shpëtuar euron, një plan për të cilin ajo ra dakord më vonë.
Scholz në të kundërt duket krejtësisht i palëkundur nga këto konflikte midis dy vendeve. Por diçka e tillë sigurisht nuk ndihmon që Scholz dhe Macron të rregullojnë marrëdhënien e tyre personale.
Të dy janë të ndryshëm dhe kanë nevojë për ide të ndryshme nga njëri-tjetri. Presidenti francez është një person që rrezikon, rruga më e mirë e të cilit drejt një trashëgimie si reformator kalon përmes Europës.
Scholz është një ish politikan rajonal afër pensionit, i cili ndoshta do të mbahet mend (ose jo) për riformulimin e politikës gjermane të mbrojtjes dhe të jashtme që pasoi me pushtimin e Ukrainës.
Macron ka nevojë për Gjermaninë për të arritur qëllimet e tij, ndërsa Scholz është i fokusuar që të kënaqë të dy partnerët e tij të koaliconit vendas.
Çështjet e nivelit të ulët si subvencionet dhe rregullat e buxhetit zakonisht nuk mjaftojnë për të përkeqësuar marrëdhëniet franko-gjermane.
Por mënyra se si Europa po ndryshon do të thotë që çeshtje të tilla mund të marrin një tjetër dimension, sipas Luuk van Middelaar, një shkrimtar politik holandez.
Lufta ka marrë pamjen e një BE-je që shtrihet në Kiev dhe më gjerë, siç ka vënë në dukje Scholz. Të paktën duke folur gjeografikisht, një komplet në lindje do ta bënte Gjermaninë të dukej qendrore dhe Franca të dukej mjaft periferike, veçanërisht pas Brexit, raporton abcnews.al.
Politikisht, në disa raste, një Gjermani më bindëse pas Zeitenwende (pikë kthese) mund të gjejë mënyra për të zëvendësuar aleatin e saj shekullor francez, nëse do të jenë rrethanat e favorshme megjithëse Franca nga ana tjetër nuk ka asnjë mënyrë për të anashkaluar Gjermaninë.
Kjo gjithsesi duket një përpektivë e largët për momentin: Gjermania është e izoluar në Europë dhe Franca jo.
Axhenda e Macron për “autonominë strategjike” ka dalë jashtë mode më shumë se sa varësia gjermane nga gazi rus dhe eksportet në Kinë. Por gjërat mund të ndryshojnë.
Një e ardhme ku Franca është thjesht një nga shumë partnerët potencialë për fqinjin e saj më të madh është një arsye për t’u shqetësuar në Paris. Një konflikt me Gjermaninë, e ndjekur nga një episod i mbushur me politika të reja të BE-së, do të ishte një mënyrë që Franca të tregojë është ende e rëndësishme.
Por nuk mund të luftosh me dikë që duket se nuk i intereson.