×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Evropa presion ndaj Facebook, Google dhe Twitter për termat e përdorimit

    Insajderi
    25 July 2017 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet Evropian kanë rritur presionin ndaj kompanive të medias sociale Facebook, Google dhe Twitter për të përmirësuar termat e përdoruesit dhe vendosur në një linjë me ligjet Evropiane.

    Komisioni Evropian dhe autoritetet për mbrojtjen e konsumatorit shkruan një letër për tre kompanitë në Qershor duke u kërkuar të përmirësojnë më tej propozimet e tyre për ndryshimin e termave të përdoruesit në fund të shtatorit raportoi agjencia e lajmeve Reuters ditën e Hëne.

    Komisioni Evropian ka fuqinë e duhur për të lëshuar gjoba në drejtim të tre kompanive nëse nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm.

    Autoritetet janë kryesisht të shqetësuara për procedurat e kompanive të medias social për heqjen e përmbajtjeve ilegale në uebsajtet e tyre, për termat që lejojnë heqjen e përmbajtjeve dhe termat që kufizojnë përgjegjësitë e tyre, shkruan PcWorld.

    Tre kompanitë kishin afat deri më 20 Korrik për të dërguar propozimet e reja të cilat duhet të hyjnë në fuqi në fund të Shtatorit.

    Kompanitë dërguan propozimet e para në Mars të cilat duket se kanë qenë të pamjaftueshme për Komisionin Evropian.

    Gjigandët teknologjikë Amerikanë janë përballur me kontrolle dhe masa të rrepta në Evropë për mënyrën e të bërit biznes që nga problemet me privatësinë tek reagimi ndaj përmbajtjeve ilegale dhe kërcënuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark