Më tutje, Putin tha sot në Moskë, gjatë një takimi të komisionit për bashkëpunim tekniko-ushtarak, se mungesa e këtij bashkëpunimi nuk i ndihmon askujt.
“Bashkëpunimi ushtarako-teknik me shtetet evropiane është ndalur pothuajse krejtësisht dhe kjo nuk ishte nismë e jona”, tha Putin, dhe ka shtuar se “shpresojmë se është një fenomen i përkohshëm”.
Qeveritë perëndimore kanë imponuar sanksione kundër kompanive ruse dhe individëve për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe për rolin e Rusisë në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.