Evropianët po blejnë apartamente në Shqipëri - aventurë apo investim i zgjuar? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Evropianët po blejnë apartamente në Shqipëri – aventurë apo investim i zgjuar?

    Insajderi
    14 July 2016 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Deutsche Welle-s shumë evropian lindorë dhe perëndimorë janë të interesuar për apartamente në Shqipëri-jo vetëm për shkak të çmimeve të ulëta. Por a ja vlen? Për shumë njerëz po.

    Shqipëria ka prej kohësh konsiderohet si “Pika e Bardhë” e Evropës. Pushuesit e rijnë gjithmonë kanë hasur në një aventurë të çmendur në këto brigje.

    Sot, shumë evropiano-lindorë dhe perëndimorë presin për një “aventurë” edhe më të madhe: duke blerë apartamente në brigjet e Shqipërisë.

    Sven Augland është njëri prej tyre, i cili ka blerë një apartament në Sarandë.

    “E kam ditur që Shqipëria ka qenë vend komunist dhe kam dëgjuar për shumë aktivitete mafioze për të. Por kur gruaja ime më tregoi për të, ne ia filluam pushimeve’’.

    Sven vjen nga Norvegjia dhe sikur ai kanë blerë apartamente pushues nga, Polonia, Danimarka, Suedia, Franca. Viteve të fundit edhe pushues nga Ukraina kanë filluar të vijnë  në Shqipëri.

    Biznesi i apartamenteve në rivierën shqiptare është rritur viteve të fundit. Përveç kosovarëve, të cilët pushimet i kalojnë në bregdetin shqiptar, është llogaritur se në vitin 2015, më shumë se 620.000 turistë të huaj e kanë vizituar vendin.

    Ilir Konomi shprehet optimist se Shqipëria do të njihet dhe do të hyjë në revistat ndërkombëtare turistike.

    evropa1

    “Vendi ka jo vetëm diell, det, klimë të mirë por edhe natyrë  të bukur e njerëz të mirë”, thotë Konomi.

    Çmimet e ulëta kanë shtyrë Hans-Dieter Blaser nga Mynihu që ta blejë një apartament në Sarandë.

    “Vendi është i shkëlqyer. Në përgjithësi unë jam i kënaqur” tha ai.

    E sipas Konomit, ka plot arsye pse ndërkombëtarët blejnë apartamente në Shqipëri.

    “Një apartament tashmë mund ta bleni për 30.000 deri më 60.000 euro. Në normat aktuale të interesit të ulët shumë njerëz nga Evropa mendojnë për një investim të tillë më pas”, tha ai.

    Por edhe nëse çmimet rriten, numri i të huajve që blejnë apartamente në Shqipëri duket se vetëm do të shtohet./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark