
Sapo është publikuar exit poll-i për zgjedhjet në Gjermani. Transmetuesi ARD ka zbuluar përqindjet e votave si më poshtë:
Kristian Demokratët dhe partia e tyre simotër bavareze, Unioni Kristian Social (CDU/CSU) – 29 për qind
Alternativa për Gjermaninë (AfD) – 19.5 për qind
Social Demokratët (SPD) – 16 për qind
Gjelbrit – 13.5 për qind
Partia e Majtë – 8.5 për qind
Demokratët e Lirë (FDP) – 4.9 për qind
Partia BSW – 4,7 për qind
Është e rëndësishme të theksohet se exit poll-et nuk janë përfundimtare dhe shërbejnë si një tregues i hershëm i rezultatit të votimeve. Megjithatë, ato historikisht janë treguar të sakta.
Bazuar në këto sondazhe të hershme, Friedrich Merz i CDU-së pritet të kërkojë të formojë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë.
Partia Social Demokratike (SPD) e kancelarit aktual Olaf Scholz ka shënuar një rezultat të dobët, ndërsa partia e ekstremit të djathtë, AfD, duket se ka arritur një rezultat rekord, duke siguruar më shumë se 10 për qind në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.