Exit Poll: Macron dhe Le Pen “kokë më kokë”, përballen në raundin e dytë për presidenciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Exit Poll: Macron dhe Le Pen “kokë më kokë”, përballen në raundin e dytë për presidenciale

    Insajderi
    10 April 2022 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët francezë u drejtuan këtë të dielë kutive të votimit për të votuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

    Në garë kanë qenë 12 kandidatë dhe sipas sondazheve presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen u kualifikohen për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

    Emmanuel Macron synon, atë që nuk ia ka dalë më asnjë president francez, prej 20 vjetësh, që kur Jacques Chirach u rizgjodh për një mandat të dytë

    Pas luftës në Ukrainë, u duk se ai ishte shumë pranë fitores. Francezët e shqetësuar u mblodhën rreth presidentit dhe vlerat e tij në sondazhe u rritën në 33%. Por Ditët e fundit gjendja ndryshoi. Vlerat e Macronit në sondazhe kanë rënë nën 30% dhe konkurrentja e tij, Marine Le Pen, populiste e djathtë po e ndjek këmba këmbës rivalin e saj.

    Macron dhe Le Pen kanë pikëpamje shumë të ndryshme sa i përket politikës së jashtme dhe qasjes ndaj Rusisë, por edhe Bashkimit Evropian. Megjithatë Le Pen ka punuar shumë për ndryshimin e imazhit të saj në media, për ta bërë të harrohet e shkuara e saj ekstremiste e djathtë dhe të hiqej efekti negativ që kish lënë pas babai i saj, Jean-Marie le Pen, ish-kreu i Front National.

    Le Pen tani as nuk do të dalë nga euro dhe as nga BE. Edhe në lidhje me presidentin Putin, që në vitin 2017 i huazoi fonde për fushatën e saj, ajo deklaroi se ka ndryshuar mendim. Nga ana tjetër, në lidhje me politikën e jashtme, ajo shprehet, se do një marrëdhënie normale me Rusinë, ashtu si me Britaninë e Madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark