Partia centriste e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pritet të arrijë një fitore bindëse në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura sot.
Sipas llogaritjeve të para, pas mbylljes së vendvotimeve, La Republique en Marche do të fitojë më shumë se 400 vende në Asamblenë Kombëtare me gjithsej 577 vende.
Partia e Macronit është themeluar pak më shumë se një vit më parë, dhe kandidatët e saj kanë pak apo aspak përvojë politike.
Rrethi i dytë i votimit do të mbahet të dielën e ardhshme.