Exit-Polli në Slloveni: Zgjedhjet i fiton shoku i Martin Berishajt, personazhi i 600 mijë eurove të GEN Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Exit-Polli në Slloveni: Zgjedhjet i fiton shoku i Martin Berishajt, personazhi i 600 mijë eurove të GEN Beograd

    Insajderi
    24 April 2022 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Lëvizja e Lirisë e udhëhequr nga Robert Golob ka përparësi ndaj SDS-së së kryeministrit aktual slloven Janez Jansa, sipas rezultateve përfundimtare të exit poll-eve të IPSOS të realizuara për RTV SLO, POP TV dhe 24-ur.

    Sipas këtyre rezultateve, Golob ka fituar 35.8 për qind, ndërsa SDS e Janshës 22.5 për qind.

    Duhet theksuar se 42 mandate do të merr Golob nëse rezultatet zyrtare janë të barabarta me këto exit poll-e, që është një rekord absolut kur bëhet fjalë për zgjedhjet sllovene.

    Sipas këtyre rezultateve, pesë parti të tjera po hyjnë në parlament, ndërsa të tjerat nuk e kanë kaluar pragun parazgjedhor.

    Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    https://www.youtube.com/watch?v=Dlp2-O5o5Vs


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark