×
  • Lajme
  • Lajme

    Fabio Dushku flet për rrëmbimin e “mbretit” të Instagramit: Shokët i dhanë dy shpulla

    Insajderi
    10 November 2021 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak kohë më parë, një video u bë virale duke bërë xhiron e rrjetit ku Kozak, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer dhe rrahur nga disa persona duke u filmuar drejtpërdrejt në “Instagram”.

    Rrëmbimin e tij e kanë raportuar në polici familjarët e Kozak, teksa forca të shumta të policisë janë vënë menjëherë në lëvizje. Personat e përfshirë në këtë rrahje ishin miqtë të Fabio Dushku.

    Ky i fundit ka folur për herë të parë pas kësaj ngjarje për emisionin “Shqipëria Live”, ku sqaroi të vërtetën mbi lajmet që kanë qarkulluar për të. Ai tha se njeh njerëzit e Kozak, pasi ka pasur disa në burg.

    “Njerëzit e Kozak i njoh. Kam pasur në burg disa kushërinj të tij. I kërkoj falje nënës së tij, por ai i kaloi çdo limit njerëzor. Unë jam në një botë tjetër, e ai merret me “Instagram”. Nuk e ka të gjithë fajin ai, se edhe atë e kanë shtyrë. Rrjetet sociale janë një gjë jo e mirë për rininë, ku duan të tregojnë se janë të fortë”, tha Dushku.

    I pyetu se a e rrëmbeu ai, Fabio tha:  “Ça rrëmbimi, se na kanë çmend. Rrëmbimi bëhet për lek, e çojnë në mal dhe e vrasin. Atë e morën në makinë, i dhanë 5 shpulla. Që të mos ngrihej ndonjë nga fisi që ta vriste, shokët i dhanë dy shpulla”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark