Fabrika e drogës me 95 punëtorë, nisin hetimet edhe për policët shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fabrika e drogës me 95 punëtorë, nisin hetimet edhe për policët shqiptarë

    Insajderi
    19 November 2022 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjithë zinxhiri komandues i policisë së Beratit dhe policët e zonës që duhet të kontrollonin territorin e fshatit Drenovicë të Beratit, ku u zbulua një fermë e mirëfilltë e kanabisit kanë marrë ecuri disiplinor nga drejtoria e standarteve profesionale në Policinë e shtetit.

    Kjo masë ka ardhur pasi në fshat prej gati një muaji ishte ngritur një punishte hashashi pa rënë në sy të askujt dhe policia është e pazonja të kthejë përgjigje se ku ishte kultivuar droga që përpunohej në sera dhe ku u transportua droga e përpunuar.

    Deri më tani hetimi është në duart e prokurorisë së Beratit e cila po heton veprimtarinë e 11 personave të arrestuar si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale dhe po verifikon rolin edhe të 95 punonjëseve gra të cilat përpunonin hashashin.

    Prokuroria po verifikon nëse kjo kompani e mirëfilltë hashashi ka marrë garanci nga struktura të veçanta në policinë vendore. Hetimi po asistohet edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore e cila e kontaktuar nga Top Channel, tha se vetëm po monitoron veprimet e Prokurorisë dhe nuk ka çelur asnjë hetim për asnjë punonjës policie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark