Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të madh sa i përket situatës tek Manchester United.
Pasditen e së dielës, Unitedi dhuroi një paraqitje të dobët teksa u mposhtën në ‘Old Trafford’ nga Brightoni.
Falë golave të shënuar nga Yankuba Mitneh, Kaoru Mitoma dhe Georginio Rutter, mysafirët ia dolën të triumfojnë me shifrat 3-1.
Si rezultat, ‘Djajtë e Kuq’ tashmë e gjejnë veten në pozitën e 13-të në Ligën Premier teksa Amorim po përabllet me më shumë probleme në fushë.
Jashtë fushës, është raportuar shumë se braziliani Antony do të largohet nga klubi gjatë këtij muaji, ku destinacioni i tij i mundshëm duket të jetë Real Betis.
Romano e ka konfirmuar transferimin e Antonyt në Spanjë përmes kanalit të tij në Youtube, teksa ka paralajmëruar se klubi anglez mund ta transferojë një zëvendësues të tij.
“Çfarë do të thotë largimi i Antony? Do të thotë se Manchester United do të jetë aktiv në treg në atë pozicion gjatë ditëve të ardhshme”.
“Manchester United pritet që të bëjë diçka. Po ashtu sepse pritshmëritë e mia janë që edhe Tyrell Malacia do të largohet”, ka thënë Romano.