×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fabrizio Romano zbulon çmendurinë e një klubi për ta thyer çdo rekord për Yamal

    Insajderi
    02 October 2024 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fabrizio Romano ka zbuluar se Paris Saint-Germain kishte në plan të bënte një ofertë rekord për Lamine Yamal sezonin e kaluar. Klubi parisien kishte një strategji të fortë për të sulmuar tregun e transferimeve, veçanërisht pas lajmeve se Kylian Mbappe do të largohej për në Real Madrid.

    Megjithatë, nuk pati negociata, pasi as Barcelona as lojtari nuk ishin të interesuar për këtë transferim.

    Tarifa rekord për një lojtar mbetet 222 milionë euro, shpenzuar nga PSG për Neymar në vitin 2017. Aktualisht, marrëveshja e Lamine Yamal me Barcelonën skadon në vitin 2026, me një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh. Ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë sapo të mbushë 18 vjeç në korrikun e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark