Fabrizio Romano konfirmon- Arsenali ia "rrëmben" një yll Chelsea-t - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Fabrizio Romano konfirmon- Arsenali ia “rrëmben” një yll Chelsea-t

    Insajderi
    25 June 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali ka finalizuar transferimin e portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

    Portieri 30-vjeçar spanjoll i bashkohet ‘Topçinjve’ si zëvendësues i David Rayas, me marrëveshjen që thuhet se kap vlerën e 5 milionë funtesh.

    Ky transferim u mundësua nga një klauzolë lirimi që Kepa e kishte përfshirë në kontratën e tij me Chelsean gjatë verës së kaluar.

    Klauzola i jepte mundësinë të largohej për një tarifë të caktuar dhe Arsenali e ka aktivizuar atë për ta sjellë portierin në ‘Emirates’.

    Ish-portieri i kombëtares spanjolle pritet të rivalizojë Rayën për vendin e titullarit, duke i dhënë Mikel Artetës më shumë alternativa në portë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark