Fabrizio Romano konfirmon largimin e parë nga Liverpooli në janar - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fabrizio Romano konfirmon largimin e parë nga Liverpooli në janar

    Insajderi
    05 January 2025 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli është në prag të kompletimit të marrëveshjes së parë të janarit, sipas Fabrizio Romanos, i cili sugjeron se të gjitha dokumentet janë nënshkruar para kësaj lëvizje. 

    Mes thashethemeve për të ardhmen e Trent Alexander-Arnold, i cili po vazhdon të lidhet me një transferim tek Real Madridi, duket se Liverpooli ka punuar për largimin e një lojtari tjetër. 

    Që prej fillimit të sezonit 2024/2025, Marcelo Pitaluga ka qenë në huazim tek ekipi skocez Livingston pas dy periudhave të mëparshme si huazim tek Macclesfield dhe St Patrick’s Athletic. 

    Portieri 22-vjeçar i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fluminense në tetor të 2020 për 1 milionë euro, ishte vlerësuar lartë pasi ndihmoi Brazilin të fitonte Botërorin e grupmoshave U17. 

    Por me bisedimet në një fazë të avancuar, duket se Pitaluga do të largohet nga ‘Anfield’ pa bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë. Ai ishte ftuar në ekipin e parë nga Jurgen Klopp në shtatë raste, por nuk kishte marrë asnjë minutë. 

    Mëngjesin e së dielës, Fabrizio Romano postoi një përditësim sa i përket të ardhmes së Pitalugas. 

    “Liverpooli dhe Fluminense nënshkruan të gjitha dokumentet për portierin Marcelo Pitaluga që të rikthehet në Brazil”, ka shkruar Romano në X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark