Facebook afron qytetarët me ligjvënësit - Insajderi
×
Teknologji

Facebook afron qytetarët me ligjvënësit

Insajderi
08 June 2017 - 09:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrjeti social Facebook lançoi tre veçori të reja ditën e Mërkure në platformën e saj përmes të cilave përdoruesit mund të komunikojnë me përfaqësuesit e tyre në organet më të larta shtetërore.

Fillimisht këto veçori janë të disponueshme vetëm në SHBA. Përpjekjet më të fundit synojnë të përmirësojnë imazhin e rrjetit social si një burim i besueshëm informacioni pas kritikave të fundit lidhur me zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Në mesin e funksionaliteteve të reja gjenden “Constituent Badges” të cilat identifikojë senatorin e zones. Etiketa identifikuese do të jetë e dallueshme kur një përdorues komenton mbi një përmbajtje të publikuar nga përfaqësuesit e tyre zgjedhorë, federal, shtetërore dhe lokal.

“Constituent Insights” ndihmon përfaqësuesit dhe përdoruesit të gjejnë lajme lokale lidhur me mënyrën e qeverisjes.

“District Targeting” krijon një përzgjedhje nga audience ku faqet e politikanëve mund të dërgojnë pastime dhe përmbajtje tek zgjedhësit e tyre.

Prej muajsh Facebook sulmohet nga demokratët e senatit Amerikan për humbjen e zgjedhjeve presidenciale. Ato fajësojnë Facebook dhe Google për shpërndarjen e lajmeve dhe informacioneve të rreme. Mjetet e reja nëse provojnë të suksesshme në SHBA pritet të ofrohen edhe në vend të tjera të botës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark