Rrjeti social Facebook ka bllokuar fotografin e statujës së Neptunit, duke e parë atë si shumë transparente.
Statuja bronzit 3.2 metër e lartë ndodhet në Piazza del Nettuno, në Bolonja të Itali-së.
Elisa Barbari e zgjodhi foton e statujës së Neptunit zotit të detit, për faqen e saj të Facebook, me mbishkrimin, “Histori, kuriozitete dhe pamje nga Bolonja”.
Mirëpo, Facebook i ka kthyer përgjigje asaj duke i thënë se fotoja binte ndesh me rregullat e tyre sepse “përfaqësonte një imazh me përmbajtje që është dukshëm seksuale”.
“Unë doja që të promovoja faqen time por duket se për Facebook statuja është një imazh seksual. Me të vërtetë, Neptuni? Kjo është një marrëzi!” ka thënë Barbari.
“Kjo është qesharake ka shtuar ajo”, shkruan CNN, përcjell Insajderi.