Në Shtetet e Bashkuara, disa shtete po konsiderojnë se Facebook dhe Google kanë bërë shkelje të privatësisë, andaj kanë filluar hetimet.
Letitia James është gjykatësja e lartë në New York, që ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me gjykatat e shtatë shteteve tjera, që do të bëjë hetime për veprimtarinë që e ka bërë Facebook, transmeton Telegrafi.
“Kam filluar hetime ndaj Facebook, për të shikuar nëse i kanë rrezikuar të dhënat e konsumatorëve, e kanë zvogëluar kualitetin e zgjidhjes së klientëve, apo nëse rritën çmimin e reklamave” ka thënë james në një komunikatë. Sipas saj, rrjeti më i madh social në botë, duhet të ndjek ligjin.
Hetimet nga disa shtete ndaj Facebook, vijnë vetëm pak kohë pasi një gjykatë në Teksas, ka ngritur hetime ndaj Google, për shkelje privatësie dhe përpjekje për dominim, me anë të dhënave të grumbulluara.
BREAKING: I’m launching an investigation into Facebook to determine whether their actions endangered consumer data, reduced the quality of consumers’ choices, or increased the price of advertising.
The largest social media platform in the world must follow the law.
— NY AG James (@NewYorkStateAG) September 6, 2019