Facebook fshin 10 mijë profile në Gjermani - Insajderi
×
Teknologji

Facebook fshin 10 mijë profile në Gjermani

Insajderi
24 August 2017 - 16:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipi menaxhues i rrjetit social më të popullarizuar në botë, Facebook, ka fshirë rreth 10 mijë profile, ndërsa bëhet fjalë për profile ku janë publikuar informacione të rreme në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

“Janë fshirë rreth 10,000 profile që publikonin informacione të rreme”, thuhet nga Facebook.

Ky rrjet social një hap të ngjashëm kishte ndërmarrë edhe përpara zgjedhjeve në Britaninë e Madhe dhe Francë. Para zgjedhjeve në Francë, u fshinë madje 30 mijë profile, shkruan Anadolu Agency.

Atë kohë nga Facebook u njoftua se disa profile kanë publikuar materiale me të cilat donin të ndikonin në zgjedhjet në këto vende.

Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen më 24 shtator.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark