Facebook ka njoftuar se ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.
Facebook ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari në Instagram, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse.
Thuhet se llogarit dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në Facebook dhe 500 mijë në Instagram. Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.
Në faqet e fshira nga Facebook kryesisht diskutohej për çështjet politike lokale dhe ndërkombëtare dhe promovohej kultura ruse dhe turizmi, ka njoftuar Facebook.
Rrjeti ka thënë se shumica e artikujve të fshirë dhe faqeve janë postuar nga Agjencia e Lajmeve Federale, me bazë në Rusi, e njohur edhe si FAN, e cila duket se ka lidhje me Agjencinë për Kërkime në Internet apo IRA, ndaj të cilës, këshilltari i posaçëm në SHBA, Robert Muller ka ngritur padi në muajin shkurt.