×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook fshin fshehurazi disa mesazhe privat- Çka po fsheh Zuckerberg

    Insajderi
    07 April 2018 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook ka fshirë disa mesazhe private të Mark Zuckerberg nga frika e rrjedhjes së informacioneve të rëndësishme. “Daily Mail” shkruan se tre burime të ndryshme konfirmojnë që mesazhe të vjetra të dërguara nga Zuckerberg janë zhdukur nga kutia e tyre postare.

    Marrësit e mesazheve nga Zuckerberg nuk u njoftuan për fshirjen, duke ngritur në këtë mënyrë shqetësime se çfarë mund të fshehë shefi ekzekutiv i Facebook. Bëhet fjalë për mesazhe të dërguara në vitin 2010 dhe që tashmë janë fshirë në mënyrë të fshehtë dhe marrësit e mesazheve nuk janë njoftuar.

    Sipas kushteve të shërbimit të këtij rrjeti social, fshirja e mesazheve në të dyja anët, pra si nga dërguesi dhe nga marrësi, nuk është e lejuar.

    Që do të thotë se përdoruesit mund të fshijnë vetëm mesazhet nga kutia e tyre postare, por ato shfaqen në kutinë postare të marrësit dhe nuk mund të hiqen pa dijeninë e këtij të fundit. Facebook është përfshirë në një skandal të të dhënave të privatësisë, duke bërë që shumë përdorues të braktisin këtë rrjet social. /tvklan.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark