Facebook gati të arrij 2 miliardë përdorues - Insajderi
×
Teknologji

Facebook gati të arrij 2 miliardë përdorues

Insajderi
04 May 2017 - 21:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fitimet e Facebook janë rritur ndjeshëm gjatë tre mujorit të parë të vitit ndërsa rrjeti social po i afrohet objektivitit të 2 miliard përdoruesve.

Konkretisht numri i përdoruesve të Facebook arriti në 194 miliard ku 1.3 miliard e përdorin çdo ditë. Kompania raportoi fitime me vlerë 3 miliard dollar në tre mujorin e parë, një rritje me 76% nga viti në vit.

Megjithatë pritet një ngadalësim i rritjes së të ardhurave. Kompania është nën presion të vazhdueshëm pas publikimit të përmbajtjeve që nxitnin dhunën dhe urrejtjen në rrjetin social.

Ditën e Mërkure shefi ekzekutiv i Mark Zuckerberg tha se do të punësonte edhe 3,00 punonjës shtesë për të monitoruar përmbajtjet në uebsajt.

Tashmë 1/4 e popullsisë së botës përdor Facebook çdo muaj e ku shumica e tyre janë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. /PCWorld Albania


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark