×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook gjobitet nga Franca

    Insajderi
    16 May 2017 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook u gjobit me 150 mijë euro nga Agjencia franceze për Mbrojtjen e të Dhënave dhe po hetohet nga Belgjika, Holanda, Gjermania e Spanja për shkelje të privatësisë së të dhënave.

    Franca është e bindur përderisa e gjobiti, ndërsa të tjerë po e hetojnë, me dyshimin se Facebook ka gjurmuar përdoruesit dhe i ka përdorur të dhënat e tyre për publicitete.

    Rregullatorët e të dhënave krijuan një grup të përbashkët në vitin 2014, për të hetuar ndryshimet e politikave të privatësisë që Facebook bëri në të njëjtin vit.

    Organizmi francez “CNIL” goditi Facebook-un me gjobën më të lartë të mundshme në pikën e nisjes së hetimit, por që prej tetorit të kaluar mund të vendosë gjoba deri në 3 milionë euro.

    Autoritetet franceze thanë se, vërejtën se Facebook grumbullon të dhënat personale të përdoruesve në mënyrë që t’iu paraqesë atyre publicitete specifike. Për më tepër, Facebook ka grumbulluar edhe të dhëna të aktiviteteve në internet të përdoruesve në faqe të palëve të treta, pa e ditur ata.

    Ekspertët thonë se gjoba franceze është modeste në krahasim me 8 miliardë dollarë të ardhura për Facebook në 3 muajt e parë të vitit. Por ajo është shumë e rëndësishme, pasi është hapi i parë ndaj Facebook për çështjen e privatësisë dhe pritet të pasohet nga shumë vende të tjera europiane.

    Në një komunikatë për shtyp, Facebook shprehu kundërshtimin e tij për vendimin e autoriteteve franceze dhe tha se privatësia e përdoruesve është një themel i politikave të kompanisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark