Shefi i Facebook-ut Mark Zukerberg, ka paralajmëruar një seri ndryshimesh, përfshirë edhe platformat sociale, si Instagram dhe Whatsapp.
Ndryshimet e paralajmëruara vijnë si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj kritikave rreth asaj se si kompania mbron të dhënat e përdoruesve.
Zuckerberg tha se kompania ka në plan që të vendosë privatësinë në rend të parë.
Ai pranoi se i duhet shumë për të bërë për të rindërtuar besimin.
Në një fjalim p drejtuar zhvilluesve Zuckerberg e quajti vendimin “një ndryshim madhor” në mënyrën se si funksionon kompania.
Disa nga ndryshimet përfshijnë: mesazhet në Messenger do të jenë të koduara me parazgjedhje që do të thotë se Facebook nuk do të shohë përmbajtjen e mesazheve si dhe platforma do të integrohet plotësisht me Whatsapp.
Aplikacioni Facebook është duke u ridizajnuar për të bërë grupet e komunitetit të centralizuara. Zuckerberg më parë ka thënë se ai beson se njerëzit në të ardhmen do të duan të flasin privatisht në grupe të vogla dhe komunitete.