Facebook i vjen në ndihmë gazetarisë? Rrjeti social njoftoi sot se do të investojë 300 milionë dollarë gjatë tre viteve, kryesisht në SHBA, në projekte për të promovuar informacionin lokal, i cili vuan më tepër nga dominimi i internetit.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër informacioneve të rreme ( lajmeve të rreme), keqinformimit dhe informacionit të cilësisë së dobët”, sqaron në një mesazh të postuar në Facebook, Campbell Brown, zëvendëspresident i kompanisë i ngarkuar për partneritetet me mediat, por ne kemi gjithashtu mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar mediat lokale të rriten dhe të kenë sukses.Në fillim të janarit 2017, rrjeti social nisi “Projektin e Gazetarisë në Facebook”, për të forcuar lidhjet e platformës me industrinë e medias.
Në atë periudhë bëhej fjalë kryesisht për t’u ofruar mediave zgjidhje për të përmirësuar të ardhurat që rrjedhin nga prania e tyre në Facebook dhe për të zhvilluar shkëmbime mes rrjetit social dhe organeve të medias.