Facebook ka nisur tratativat me studio televizive, dhe produksione të tjera audiovizive për të financuar materiale që përmbajnë video origjinale, në mënyrë që t’i publikojë në rrjetin social. Sipas TechSot.al, janë kompani si Recode, Business Insider apo CollegeHumor, që janë në krye të tratativave për të lidhur marrëveshje.
Facebook nuk synon vetëm produksione të mëdha si Netflix apo Amazon, por është i interesuar edhe në reality show, spektakle argëtuese, në sport, etj. por kushti i vetëm është që çdo material të jetë origjinal, dhe Facebook, të ketë patentën e copyright.
“Objektivi është t’i japim ekosistemit social, edhe produkte nga bashkëpunëtorë tanë, që të mund të kemi materiale sa më cilësore, ndaj po ekspolorojmë mundësinë e financimit të disa prej tyre” thanë përfaqësues të Facebook në negociata.
Shoqëria e Mark Zuckerberg ka angazhuar tashmë prej disa kohësh kompanitë mediatike, më një investim në total prej 50 milionë dollarësh. Një nga funksionet e reja është ajo “live” në rrjetin social.