×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook këshillon përdoruesit rreth lajmeve të rreme

    Insajderi
    10 April 2017 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook do të ofrojë këshilla për miliona përdorues në mënyrë që të dallojnë lajmet e rreme nga ato të vërteta, u shpreh rrjeti social më i madh në botë.

    Aplikacioni i Facebook do të paralajmërojë përdoruesit në 14 shtete duke u ofruar një udhëzues rreth fenomenit të lajmeve të rreme dhe një listë këshillash sesi ti shmangin këto përmbajtje.

    Rrjeti social është kritikuar ashpër muajt e fundit për shpërndarjen e lajmeve të rreme të cilat qëllim kryesorë kanë gjenerimin e trafikut nga platforma.

    Autoritete në vend të ndryshme të botës kanë ndërmarrë hapa konkret në bashkëpunim me Facebook për të luftuar këtë fenomen. Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Franca janë në mesin e vendeve të cilat e shohin shpërndarjen e lajmeve të rreme si një problem mjaft serioz për integritetin e shumë proceseve demokratike në vendet respektive

    Në Gjermani Facebook rrezikon një gjobë 50 milion dollarëshe pas dështimit për të adresuar këtë problem.

    Ndërsa rrjeti social ka eksperimentuar vazhdimisht deri në atë masë sa të bllokojë reklamimin nga sajte të cilat shpërndarjen lajme të rreme, Facebook kërkon “të ndihmojë përdoruesit në marrjen e vendimeve dhe informacioneve të duhura.”

    “Jemi duke eksploruar disa mundësi të cilat do tu garantojë përdoruesve më shumë kontekst rreth një lajmi në mënyrë që të zgjedhin se çfarë duan të lexojnë, besojnë e shpërndajnë me të tjerët,” tha një ekzekutiv i kompanisë.

    Që nga e Premtja përdoruesit kanë vënë re një seksion të ri në krye të furnizuesit të lajmeve me informacione rreth lajmeve të rreme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark