Sipas Facebook, pyetja më e shpeshtë e dërguar përmes Messenger është “Ku ndodheni?” apo variacione të ngjashme.
Facebook shtoi një veçori të re në aplikacionin e komunikimit Messenger ditën e sotme nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të ndajnë vendndodhjen e tyre.
Kjo lëvizje vjen vetëm një javë pasi Google solli një veçori të ngjashme në aplikacionin Maps, duke vendosur rrjetin social në konkurrencë edhe me Apple gjithashtu.
Sipas Facebook, pyetja më e shpeshtë e dërguar përmes Messenger është “Ku ndodheni?” apo variacione të ngjashme.
Ndarja e vendndodhjes në Facebook Messenger do të jetë e rastit por edhe me afat kohor. Me fjalë të tjera një përdorues i cili merr një mesazh vendndodhjeje me afat kohor mund të ndjekë lëvizjet deri në 60 minuta të dërguesit.
Shërbimi i Messenger ka qenë një pjesë integrale e aplikacionin parësor të Facebook. Në 2014-ën kompania vendosi ta ndante në aplikacion më vete dhe filloi të investonte për ta bërë jo më thjeshtë aplikacioni komunikimi por platformë.
Javën e kaluar Google implementoi diçka të ngjashme në përpjekje për të rritur angazhimin në produktin e kompanisë. Aplikacioni iMessage në iPhone ka gjithashtu një funksion të ngjashëm.