Që nga fillimi i javës, media franceze dhe forumet online janë pushtuar nga lajmet e një trojani të ri në Facebook Messenger i cili vjen në formën e mesazheve private. Disa raportime thonë se mauleri ka një shtrirje lokale në mesin e përdoruesve franceze të Facebook.
Mesazhet e infektuara përmbajnë:
Konkretisht mesazhet shfaqet në formën e një videoje ku marrësi shfaqet sikur të ishte pjesë e saj. Kjo nuk është hera e parë që hasim një aktivitet kriminal të këtij lloji. Që nga 2011-ta rrjeti social Twitter ka qenë viktimë e maluerëve që dërguar nëpërmjet mesazheve direkte.
Ndërkaq mashtruesit në rrjetin social Facebook kanë përdorur prej vitesh videot për të tërhequr përdoruesit drejte “humnerës” së të dhënave të tyre. Sapo përdoruesit klikojnë mbi “videon” u kërkohet të instalojnë një shtojcë e cila është vetë malueri EKO. Pas instalimit të tij përdoruesit bëhen subjekt reklamash pafund por edhe spiunazhi.
Së fundi shtojca do tu dërgojë miqve të tjera të përdoruesve të njëjtin mesazh. Sipas faqes franceze Linternaute, rrjeti social po përpiqet të minimizojë dëmet e tij.