Rrjeti social më i madh në botë, “Facebook”, planifikon të shtojë një veçori të re, e cila iu mundëson përdoruesve të këtij rrjeti të blejnë gjëra online nga dyqane, restorante apo edhe bileta për ngjarje të ndryshme.
Facebook është bërë një mjet esencial i të bërit biznes, ndërsa me mundësinë e re, Facebook vetëm sa është zhvilluar në këtë drejtim, raporton Next Web.
Facebook ka rreth 1.7 miliardë përdorues në gjithë botën, numër i cili është në rritje prej 15 për qind nga viti në vit. /Insajderi.com