×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook punëson një ekip prej 3,000 vetash për të adresuar përmbajtjet e dhunshme

    Insajderi
    04 May 2017 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook do të dyfishojë numrin e punonjësve të cilët do të monitorojnë transmetimet live në rrjetin social në përpjekje për të adresuar përmbajtjet e dhunshme përpara se ato të përhapen në masë.

    Rrjeti social është përballur muajt e fundit me shpërndarjen masive të videove në rrjetin e saj të cilat përmbanin vetëvrasje live, përdhunime dhe rrëfime për vrasje.

    Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg tha në një postim se rrjeti social do të punësojë edhe 3,000 punonjës të tjerë të cilët do të analizojnë raportimet e përdoruesve, shkruan PcWorld.

    Punonjësit e ri e dërgojnë në 7,500 numrin e ekipit të menaxhimit të përmbajtjeve. Ato do të ndihmojnë në adresimin e përmbajtjeve që nxisin urrejtje dhe shfrytëzim të qënieve njerëzore.

    Me punësimin e tyre Facebook synon të shkurtojë kohën e raportimit dhe heqjes së përmbajtjes. Rrjeti social është kritikuar ashpër për mos marrjen e masave të duhura në parandalimin e situatave të ngjashme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark