Tentativa për propagandë dhe manipulim të informacionit, mesa duket të orkestruara nga qeveri apo parti, është vënë në dukje nga Facebook.
Ky është një alarm i rrjetit social, sipas të cilit shfrytëzohen ‘fake news’ dhe profile false për të ndikuar opinionin publik, siç dhe ndodhi në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pikërisht për këtë, platforma ka vendosur masa për të shmangur këto fenomene jo vetëm në SHBA, por edhe në Francë, ku po zhvillohen zgjedhjet presidenciale.