FTC mund të aplikojë një gjobë multi miliardëshe e përafërt me gjobën 14.7 miliardë dollarë ndaj Volkswagen për skandalin e emetimeve.
Washington Post raportoi se problemet e rrjetit social Facebook me Komisionin Federal Tregtar Amerikan mund të çojnë në acarimin e marrëdhënieve mes të dyve.
Autoriteti në fjalë mund të vendosë një gjobë ndaj Facebook të cilën nuk e ka aplikuar asnjëherë më parë ndaj një kompani teknologjike.
FTC mund të aplikojë një gjobë multi miliardëshe e përafërt me gjobën 14.7 miliardë dollarë ndaj Volkswagen për skandalin e emetimeve.Në 2012 Google pagoi 22.5 milionë dollarë për të mbyllur një çështje të hapur nga FTC në lidhje me privatësinë.
Por një gjobë e tillë është e papërfillshme për një kompani si Facebook me 13 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tre mujorin e fundit.Goditja e Facebook me gjoba milionëshe do të ishte e vetmja mënyrë për të ndëshkuar kompaninë.Megjithatë rrjeti social mund të përdorë resurset e mëdha financiare për të dërguar penalitetin e mundshëm në gjykatë.
Nëse aplikohet, Facebook do të vihet përpara përgjegjësisë për mungesën e transparencës dhe shkeljet e privatësisë ndër vite.