Përdoruesit e rrjetit social Facebook së shpejti do të detyrohen të paguajnë nëse duan të shikojnë lajme.
Gjigandi i medias sociale është duke punuar në një funksionalitet të ri me të cilin përdoruesit mund të abonohen nga aplikacioni mobil tek publikuesit në mënyrë që të marrin lajmet më të fundit raportoi Ëall Street Journal.
I kërkuar prej kohësh nga publikuesit, kjo formë abonimi pritet të mbërrijë në fund të 2017-ës. Shumë detaje ngelen të paqarta, po është përfolur se shërbimi i ri do të shtrihet vetëm tek artikujt e çastit të njohura ndryshe edhe si Instant Articles.
Gjithashtu një mister ngelet forma e pagesës si përdoruesit do të kenë një limit lajmesh falas dhe më pas të paguajnë.
Një gjë është e sigurtë, ky shërbimi i ri do të ishte një boom i vërtetë për publikuesit të cilët kërkojnë disa ditës të rrisin abonimet dixhitale dhe si rezultat edhe të ardhurat.
Që nga 2015-ta publikuesin kanë kërkuar nga Facebook të përfshijë një opsion të tillë tek Instant Articles. Shumica e tyre ishin të pakënaqur të ardhurat e gjeneruara nga Instant Articles si rezultat i kufizimit të llojeve të reklamave.