×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook shpalos vizionin për realitetin e shtuar

    Insajderi
    19 April 2017 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook lansoi platformën e parë të realitetit të shtuar në konferencën vjetore të zhvilluesve F8, duke hapur mundësi pafund në krijimin e përmbajtjeve të reja duke përdorur kamerën e telefonit.

    Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook, tregoi vizionin e tij me këtë platformë gjatë hapjes së konferencës duke vënë theksin tek kamera e telefonëve e cila është në themel të kësaj platforme.

    Sipas tij përdoruesit mund të luajnë me filtra, me lente dhe objekte 3D duke përmirësuar më tutje eksperiencën e imazheve që ndajnë në rrjetin social.

    Duke folur përballë 4,000 zhvilluesve, ai tregoi teknologjitë e reja me të cilat përdoruesit mund të krijojnë rreth tyre objekte imagjinare si vendosja e një harte përpara tyre ndërsa ecin apo vrapojnë.

    Zuckerberg tha se Facebook ka çaluar me identifikimin e potencialit të kamerës se telefonit në dobi të realitetit të shtuar, një industri e udhëhequr prej Snapchat. Ai tha se në fillim mendonte që syzet do të ishin thelbi i realitetit të shtuar ndërsa sot është telefoni.

    Facebook gjithashtu prezantoi një version eksperimental të realitetit virtual social me të cilin përdoruesit mund të krijojnë portrete të miqve të tyre duke i takuar “në hapësirë”. Ata mund të eksplorojnë imazhe 360 gradëshe apo të përdorin Messenger për të realizuar video thirrjet në realitetin virtual.

    Në Shkurt Zuckerberg foli për vizionin e tij për rrjetin social duke e konsideruar si një komunitet global në një letër prej 6,000 fjalësh. Lëvizja më e fundit në realitetin e shtuar vjen pas kritikave të ashpra që rrjeti social mori muajt e fundit ndërsa roli i tij po shtohet dita ditës me impakt direkt në jetët e 2 miliard përdoruesve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark