Facebook shpërblim për djaloshin që ia zbuloi të metën Instagram-it - Insajderi
×
Teknologji

Facebook shpërblim për djaloshin që ia zbuloi të metën Instagram-it

Insajderi
04 May 2016 - 21:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jani, mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye të privatësisë, është përfituesi më i ri i fushatës së shpërblimeve të Facebook për përdoruesit të cilët zbulojnë gabime apo dobësi sigurie në platformat e kompanisë.

“Dëshiroja të provoja nëse fusha e komenteve të Instagram mund ti bënte ballë një kodi të dëmshëm. Mesa pashë jo,” tha Jani për një gazetë lokale në Finlandë. Facebook bëri të ditur se ky gabim u rregullua në muajin Shkurt dhe shpërblimi u dha në Mars.

Jani, i cili është akoma shumë i ri për të poseduar një llogari në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, tha se ai kishte mësuar kodin përmes Youtube dhe kishte zbuluar një mënyrë për të fshirë komentet e përdoruesve në Instagram, shkruan Pcworld.al.

“Mund të kisha fshirë komentet e çdokujt. Madje edhe të Justin Bieber,” tha ai për gazetën Iltalehti.

Ai tha se e ardhmja e tij mund të jetë siguria e të dhënave, por aktualisht kishte planifikuar të blinte një motor me paratë e fituara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark