Facebook po synon tregun e videlojërave nga kompjuteri. Pas disa muajsh testime dhe në fshehtësi, shoqëria e Mark Zuckerberg ka bërë publike “Gameroom”, dhoma e lojërve.
Kjo platformë nuk është e lidhur me rrjetin social dhe përdoret për videolojëra në kompjuter. Përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin për sistemi operativ Windows të Microsoft, nga versioni 7 e tutje. Kështu mund të merrni pjesë në videolojëra të ndryshme.
Aktualisht shumë prej titujve të disponueshëm janë ato të seksionit Lojëra të Facebook. “Nga lojërat qëllo gjithçka tek ato të strategjisë, nga simulimi i ndërtimit tek bingo, gjej lojën tënde në aplikacionin Gameroom”, thuhet në faqen e platformës që sfidon ato të ngjashmet, duke nisur nga “Steam” e Valve.
Megjithatë Gameroom mund të ketë një objektiv më ambicioz, dhe pse i largët: të shpërndajë realitetin virtual përmes videolojërave.