×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook sjell kornizat e fotove

    Insajderi
    25 February 2017 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të krijosh korniza për foton e profilit apo për të mbështetur çështje ndërkombëtare, apo thjesht për të prezantuar një qytet, dhe të mbështesësh skuadrën e zemrës. Në Facebook tashmë vjen “Efektet e fotokamerës”.

    Kornizat mund të përdoren për çfarëdo lloj fotoje apo videoje të krijuar dhe të shpëndarë me përdoruesit përmes fotokamerës së rrjetit social, dhe njerëzit pranë vendin të interesuar do të shohin këtë kornizë që do u shfaqet në Facebook-un e tyre.

    Kronizat e krijuara do i nënshtrohen provimit të skuadrës së platformës së Mark Zuckerberg. Kjo është lançuar në dhjetor në Irlandë, Kolumbi, Meksikë, Britani dhe Tajvan, dhe tashmë do të jetë dhe në Itali, Argjentinë, Hungari dhe Spanjë.

    “Mënyra se si po komunikojnë njerëzit po ndryshon, foto dhe video, tani më shumë se kurrë përdoren si mjet shpërndarës. Duam ti japim mundësi personave apo organizatave të krijojnë korniza për foto dhe video, në mënyrë që pjesa tjetër e komunitetit të mund t’i përdorë për tu shprehur”, thotë Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark