×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Facebook sjell një risi të shumëpritur

    Insajderi
    20 December 2017 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njerëzit që shqetësohen në rrjete sociale e dinë se nganjëherë nuk mjafton që vetëm të bllokosh dikë dhe të mos pengohesh nga ai.

    Ata që shqetësojnë zakonisht hyjnë me llogari të tjera për t’iu shmangur bllokadave.

    Për këtë arsye, Facebooku po sjell disa veçori të reja me të cilat synon t’i bëjë më të vështira mundësitë që të sigurohet një kontakt me njerëzit pasi që janë bllokuar.

    Një veçori do të jetë njohja automatike kur dikush që ju e keni bllokuar tenton t’ju kontaktojë përmes një llogarie të re apo të dytë të cilën e kontrollojnë. Me këtë rast, Facebook do t’ia pamundësojë atij personi që t’ju dërgojë kërkesë për miq ose mesazhe, transmeton Albinfo.ch.

    Veçoria tjetër është që përdoruesit të kenë mundësinë e fshirjes së mesazheve nga një person i cili i shqetëson pa pasur nevojë t’i bllokojnë përdoruesit. Kur kjo bisedë largohet drejt “Mesazheve të Filtruara”, personi shqetësues nuk do të marrë asnjë njoftim, por nuk do e dijë se është bllokuar.

    “Kemi dëgjuar storie nga njerëzit që kanë bllokuar dikë tjetër dhe më pas shqetësohen përmes llogarive të tjera. Për këtë kemi vendosur të krijojmë veçori të reja që pamundësojnë llogari false dhe joreale në Facebook”, ka thënë drejtoresha për siguri në Facebook, Antigone Davis në një blog.

    Për veçoritë e reja, Facebooku do të përdorë adresën e IP-së për të vendosur nëse është hapur një llogari tjetër dhe po shqetëson të njëjtin preson.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark