Facebook ditën e sotme prezantoi një sërë veçorish të reja për videot live 360 gradëshe ku ndër to përfshihet edhe stabilizimi i videove të ngarkuara.
Stabilizim automatik do të implementohet nga algoritmet e Facebook në momentin që zbulon një video me dridhje. Videot Live 360 gjithashtu mund të transmetohen në formatin 4K dhe së shpejti edhe 4K në realitetin virtual të Samsung Gear.
Krijuesit e videove gjithashtu mund të paracaktojnë njoftime për ndjekësit dhe të shtojnë butonë dhurimi.
Një tjetër risi është programi Ready ku fton zhvilluesit dhe prodhuesit e kamerave të marrin certifkimin Live 360. Produktet e aprovuara do të mbajnë logon Facebook Live në paketim.
Pjesë e këtij programi bëhen automatikisht produktet e aprovuara më parë nga Facebook. Gjithashtu kësaj liste u bashkuan edhe produkte të reja si Garmin VIRB 360, Orah 4i, 360fly 4K Pro dhe ION360.
Për tu përballur me konkurrencën nga Youtube dhe Lytro, Facebook vazhdimisht ka përmirësuar shërbimin që nga debutimi në 2015-ën.
Përdoruesit jo vetëm që mund të transmetojnë të gjithë video live 360 por edhe nga çdo pajisje pothuajse përfshirë edhe një kompjuter. /PCWorld Albanian